Përse bebet shkelmojnë në barkun e nënës? Kjo është një pyetje që çdo nënë e ka menduar të paktën njëherë dhe tani mbërrin një përgjigje nga shkenca.

Fetusi nis të lëvizë në barkun e nënës atëherë kur fillon eksplorimin. Kjo gjë i shërben për të krijuar një hartë të trupit të vet dhe hapësirës që e rrethon. Ky është konkluzioni që mbërrin nga një studim mbi aktivitetin cerebral mbi një grup të porsalindurish, realizuar nga Universiteti College London dhe publikuar në revistën Scientific Reports.

Shkencëtarët kanë ekzaminuar spostimet e këmbëve dhe krahëve të bebeve në hapësirën e tyre. Autorët janë përqendruar kryesisht në aktivitetin e trurit duke matur valët cerebrale.

Pas analizimeve të gjata, mendohet se në tre mujorin e fundit të shtatzënisë, shkelmimet në barkun e nënës mund të kenë një rol të rëndësishëm pasi mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e disa zonave të trurit të lidhura me perceptimin e trupit. Kjo është arsyeja që lëvizjet janë më intensive dhe të shpeshta, pohojnë autorët e studimit.

Klan Plus