Stavro Pilo është duke kaluar momentin më të mirë të karrierës së tij.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i shënoi gol në Champions, Realit të Madridit, 2 javë pasi gjeti edhe rrjetën kundër Manchester City.

Megjithatë goli nuk shërbeu sepse skuadra greke u mund në fund 2-3.

“Është bukur t’i shënosh Realit të Madridit. Jam shumë i lumtur, bëmë një ndeshje të madhe, por për fat të keq u mundëm në fund. Ne duhet të punojmë akoma më shumë për të korrigjuar disa gabime të vogla. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, tha Pilo.  

Pavarësisht humbjes së skuadrës, Pilo u vlerësua maksimalisht nga tifozët në rrjetet sociale.

Shumë prej tyre mendojnë se ai nuk do të jetë më pjesë e AEK-ut në të ardhmen pasi me këto performanca do ta transferojë ndonjë ekip i madh. Të tjerë i kërkojnë falje për kritikat që i kanë bërë.

Ky moment pozitiv për Pilon vjen përpara ndeshjeve vendimtare të Ligës së Kombeve për Kombëtaren shqiptare, ku mbrojtësi është shndërruar në titullar fiks në krahun e majtë.

Lajmi i mirë ishte edhe grumbullimi i Strakoshës me AEK-un dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pjesë e listës për duelet me Finlandën dhe Bjellorusinë.

/tvklan.al