Cristiano Ronaldo është një nga sportistët që ka qenë shembull edhe jashtë fushe, duke ndihmuar fëmijët në nevojë. Ylli portugez, me veprime të ndryshme, si donacione, ka fituar edhe më shumë zemrat e njerëzve në mbarë botën.

Pikërisht për gatishmërinë e CR7 për të ndihmuar kurdo dhe këdo që është nevoja, këngëtarja amerikane Pink i është drejtuar atij duke publikuar një mesazh që asnjë nga miliona ndjekësit e saj nuk e priste.

Ajo në këtë postim shkruan se dëshiron t’i bëjë të lumtur disa fëmijë, duke mos treguar shumë detaje, kush apo si – dhe sipas të cilës ata s’duan asgjë tjetër, por fanellën e Cristiano Ronaldo për Krishtlindje.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar CR7 duke thënë se është i gatshëm të ndihmojë dhe të dërgojë fanella të nënshkruara për të bërë të lumtur fëmijët për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Klan News