Veliaj: Shtatorja e Nëne Terezës, te kodrat e liqenit

Kremtimi i Pashkës Katolike bëri bashkë edhe politikanët, që ndanë urimet e tyre për këtë festë të rëndësishme. Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një mesazh për besimtarët katolikë, të cilën e postoi në rrjetin e tij ne Facebook.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha, uroi gjithashtu besimtarët.

“Gëzuar Pashkën, Ditën e Madhe të Ringjalljes Hyjit, Krishtit Mbret”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Pas Meshës së Pashkës që u mbajt në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, një urim për më shumë paqe dhe mbarësi erdhi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndau lajmin se së shpejti një shtatore e shenjtores shqiptare Nënë Tereza do të vendoset në kodrat e Liqenit.

Më pas kryebashkiaku Iu bashkua drekës së shtruar nga Bashkia e Tiranës për familjet dhe njerezit në nevojë, frekuentues tË qendrës sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat.

Tv Klan

/tvklan.al