Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Kombëtaren Shqiptare në nisje të këtij Kampionati Europiani.

Në një postim në “Facebook”, Begaj i drejtohet ekipit kombëtar duke u shprehur se të gjithë shqiptarët janë me ta në këto ditë.

“Në nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit,le t’i urojmë të gjithë së bashku ekipitit tonë kombëtar: Suksese! Të gjithë shqiptarët janë me ju”, shkruan Begaj.

Ndërkohë kujtojmë që çdo sfidë, do të vijë live në Televizionin Kombëtar Klan gjatë këtij muaji deri në finalen e 14 Korrikut që do të luhet në Berlin dhe do të shoqërohet me emisione speciale dhe lidhje direkte nga Gjermania.

/tvklan.al