Gjatë vizitës së parë zyrtare në Slloveni, Presidenti Mejdani deklaroi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e saj për tu integruar në institucionet Euro Atlantike si dhe të përfitojë nga përvoja sllovene përsa i përket proceseve të privatizimit dhe ristrukturimit të ekonomisë. Nga ana e tij Millan Kuçan theksoi se Sllovenia mbështet konsolidimin e demokracisë në Shqipëri si dhe synimet e saj integruese në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Duke folur për marrëdhëniet dypalëshe Presidenti Mejdani veç të tjerave e vuri theksin tek rritje e vrullshme e bashkëpuunimit dhe e shkëmbimeve ekonomike për shtimin e investimeve sllovene në Shqipëri deri në krijimin e një sistemi liberal vizash për njerëzit e biznesit.

Gjithashtu gjatë vizitës mes anëtarëve të delegacioneve të dy vendeve u trajtuan çeshtje konkrete të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, drejtësisë, atë parlamentare dhe shprehën qëndrime të përbashkëta për problemet pas konfliktuale në Kosovë, si dhe nevojën e ruajtjes së karakterit multietnik të saj.

Pastaj axhenda e kësaj vizite vazhdoi me takime me Ministrin e Jashtëm Ferlek, me Kryeparlamentarin Podgonik dhe me një grup bashkatdhetarësh që punojnë e jetojnë në Slloveni. Sot në orën 16.00 Presidenti Mejdani u kthye në Atdhe me një avion të ADA AIR./tvklan.al