Fokusi, çështjet mjedisore dhe krijimin e vendeve të punës

Princi Charles i Britanisë së Madhe dhe bashkëshortja e tij Camilla nisën vizitën zyrtare në Jordani, udhëtimi i tyre i parë jashtë shtetit që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar.

Ata u mirëpritën nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe mbretëresha Rania në Pallatin al-Husseiniya në kryeqytetin e Amanit. Më pas, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Kornuollit shkuan në vendin e pagëzimit, ku Jezusi u pagëzua nga Gjon Pagëzori, i cili ndodhet rreth 50 kilometra në jug perëndim të Amanit, në lumin Jordan.

Gjatë vizitës, Princi Charles do të marrë pjesë në një diskutim ndërfetar, do të takohet me organizatat humanitare që punojnë me refugjatët duke u fokusuar në çështjet mjedisore dhe krijimin e vendeve të punës dhe mundësive për të rinjtë. Nga ana tjeter Dukesha do të fokusohet në iniciativat për mbështetjen e arsimimit të grave dhe vajzave.

Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla kanë planifikuar të vizitojnë Egjiptin të enjten.

Klan News