Studimi: Procesi është i përkohshëm dhe është i rikthyeshëm

Stresi përshpejton plakjen, por procesi nuk është i pakthyeshëm. Mosha biologjike është e rrjedhshme dhe nuk vijon në mënyrë lineare.

Autorët e studimit shpjegojnë se nëse një person kalon një stres të fortë, si një ndërhyrje kirurgjikale të papritur, apo çfarëdo qoftë, procesi i plakjes përshpejtohet në mënyrë të theksuar në trupin e njeriut, me shenja të dukshme brenda disa ditësh apo muajsh.

Por nga eksperimentet e kryera si mbi njeriun ashtu edhe me kaviet e laboratorit, ka rezultuar se procesi është i përkohshëm dhe është i rikthyeshëm pas një periudhe rekuperimi.

Pra ngjarje të forta stresuese mund të ndikojnë jo vetëm te plakja e moshës biologjike, por si pasojë edhe përafrimin e vdekjes, por i gjithë fenomeni fatmirësisht është i rikthyeshëm.

Pasi duke reduktuar moshën biologjike me shëriimin nga gjendja traumatike stresuese, reduktohet ndjeshëm edhe risku i vdekjes, duke përmirësuar kështu trupin dhe jetëgjatësinë.

Klan News