Qytetarët protestuan rreth 1 orë para Ministrisë së Brendshme e Kryeministrisë
Dhjetëra protestues u mblodhën përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ku qëndruan përreth 45 minuta për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.
Protesta është shoqëruar në disa momente me tension mes qytetarëve dhe policisë, pasi qytetarët kërkuan të hynin në rrethimin e brendshëm të Ministrisë, ku efektivët e policisë lejuan vetëm një pjesë të vogël të tyre për të ndezur qirinj për 32-vjeçarin.
Më pas qytetarët hodhën domate dhe miell në drejtim të policisë në shenjë revolte. Më pas, ata iu drejtuan Kryeministrisë ku qëndruan përreth 20 minuta teksa mbajtën 1 minutë heshtje për të ndjerin Lear Kurti.
Në përfundim të protestës, qytetarët bënë me dije se tubimi i ardhshëm do të njoftohet sërish në rrjete sociale.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
