NDIQNI PROTESTËN LIVE
Polici në flakë, Balla: Kjo është tentativë vrasjeje
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për dhunën që protestuesit kanë ushtruar ndaj efektivëve.
Balla ka publikuar pamjet, ku një efektiv merr flakë, për shkak të hedhjes në drejtim të tij të një molotovi. Kreu i grupit të socialistëve shprehet se kjo është tentativë vrasjeje.
“Kjo është tentativë vrasjeje. Polici merr flakë nga bombat molotovë dhe prapë fajin e ka Policia? Kjo është mjaft. Apo prapë të hënën do dalë dikush në Gjykatën e Tiranës dhe do të thotë se nuk ka prova për dhunë”, shkruan Balla.
Nisin shoqërimet e protestuesve
Policia ka kryer shoqërime të protestuesve, pas protestës së dhunshme të mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët tashmë po ndjekin ‘këmba-këmbës’ protestuesit.
Revolta vijon, teksa numri më i lartë i protestuesve ndodhen në Sheshin Skënderbej.
Policia hedh gaz lotsjellës me dron
Rezistenca e qytetarëve sot më 28 nëntor duket e lartë.
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, ata nuk janë ndalur për asnjë moment.
Policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës me dronë ndaj protestuesve, me qëllimin për t’i shpërndarë.
Pamje të pazakonta, gruaja gjuan me çadër policët
Pamje të pazakonta vijnë nga protesta e sotme e 28 Nëntorit në Tiranë.
Një grua, e pajisur me një çadër ka gjuajtur vazhdimisht një efektiv.
Pasi godet policin, efektivët e shumtë në numër arrijnë që ta neutralizojnë gruan.
Përplasje e ashpër mes protestuesve dhe policisë pranë godinës së PS-së
Një përplasje e ashpër është shënuar mes protestuesve dhe policisë pranë selisë të Partisë Socialiste.
Protestuesit kanë gjuajtur me molotovë dhe sende të tjera të forta, ndërsa efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës.
Po ashtu, i kanë vendosur flakën Teatrit të Kukullave.
Përplasje janë shënuar edhe në zona të tjera të Tiranës.
Tirana kthehet në ‘fushë-betejë’, përplasje frontale mes policisë e protestuesve
Protesta kombëtare e qytetarëve sot më 28 nëntor është shndërruar në të dhunshme.
Tirana është kthyer në një ‘fushë betejë’, teksa përplasje të ashpra janë shënuar mes policisë e protestuesve.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia tenton të avancojë.
Sakaq, në sfond ka tym dhe gaz lotsjellës.
Gaz lotsjellës, molotov e flakë| Mbi dhjetë orë përplasje të dhunshme, mbyllet protesta e 28 nëntorit













Botërori 2026 