Protestat për lirimin e të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe kanë vazhduar dhe sot në Kosovë duke marrë përmasa dhe më të mëdha. Rreth 2000 qytetarë janë nisur sot në këmbë nga qyteti i Gjakovës për në Prishtinë. Marshit për në Prishtinë u janë bashkangjitur dhe protestues të tjerë që gjenden në fshatrat në Prishtinë.

Ndërkaq ata janë mbledhur sot rreth sheshit “Nënë Tereza” ku kanë protestuar qetësisht dhe kanë kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare më shumë presion ndaj Beogradit kombëtar. Nga ana tjetër dhe Prishtina Zyrtare e ka mbështetur sot protestën.

Partitë politike i kanë bërë sot vërejtje ndërkombëtarëve se nëse nuk merren masa të menjëhershme, do të vihen në rrezik arritjet e deritanishme./tvklan.al