Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA pritet të kenë një impakt shumë të rëndësishëm në drejtimin e kombit, por edhe në fatin e njeriut dhe partisë në pushtet në Shtëpinë e Bardhë.

Këto zgjedhje do i japin votuesve një mundësi për të shprehur në mënyrë indirekte pikëpamjet e tyre për presidencën e Joe Biden-it, si dhe mënyrën se si është qeverisur vendi.

Por cilat janë arsyet që këto zgjedhje janë kaq të rëndësishme:

Çështja e abortit

Riformësimi i Kongresit mund të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të amerikanëve në të gjithë vendin. Aborti është një shembull i mirë. Në Qershor, Gjykata e Lartë rrëzoi të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë të abortit. Të dyja partitë kanë propozuar tashmë ligje të reja mbarëkombëtare, nëse do të fitonin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit.

Demokratët premtojnë të mbrojnë të drejtat e grave për të kryer një abort, ndërsa republikanët kanë propozuar një ndalim kombëtar të abortit pas 15 javësh të shtatzënisë.

Republikanët mund të hetojnë demokratët

Të kontrollosh Kongresin do të thotë të kesh fuqinë për të nisur hetimet e komitetit. Për dy vjet, demokratët kanë kufizuar sasinë e kontrollit me të cilin është përballur Shtëpia e Bardhë dhe e kanë bërë sulmin e 6 Janarit në Kapitolin e SHBA-së në 2021 një fokus kryesor.

Ata kanë intervistuar qindra njerëz dhe kanë mbajtur seanca dëgjimore për atë që ndodhi atë ditë, në një përpjekje për të zbuluar se çfarë dinte Shtëpia e Bardhë e Trump paraprakisht dhe si u përgjigj. Për këtë çështje pritet që ata të publikojnë një raport para fundvitit. Por e gjithë kjo duket se do të ndryshojë. Republikanët, të cilët tashmë mund të kenë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, thonë se do të mbyllin komitetin e 6 Janarit dhe do të nisin një seancë dëgjimore për lidhjet e biznesit të djalit të Joe Biden, Hunterit me Kinën.

Ata gjithashtu duan të shikojnë politikat e imigracionit të administratës Biden, tërheqjen e SHBA nga Afganistani dhe origjinën e pandemisë së koronavirusit në Kinë.

Nëse republikanët marrin gjithashtu kontrollin e Senatit të SHBA-së, procesi për konfirmimin e njerëzve që Biden zgjedh për të punuar në gjykatat federale dhe agjencitë kryesore qeveritare do bllokohet.

 E ardhmja e Joe Biden

Zgjedhjet e mesmandatit zakonisht konsiderohen si një referendum në dy vitet e para të një mandati presidencial, ku partia në pushtet “rrihet”. Vlerësimet për vendimet e Biden kanë qenë të dobëta për më shumë se një vit. Ndërsa pasuritë e demokratëve duket se janë rikuperuar gjatë verës, inflacioni i lartë dhe shqetësimet për ekonominë janë rikthyer në shtrirjen përfundimtare të fushatës së mesmandatit, duke i lënë demokratët me një betejë të vështirë për të mbajtur të dy dhomat e Kongresit.

Në dy vitet e tij të para si president, Biden ka miratuar ligje të reja për ndryshimin e klimës, kontrollin e armëve, investimet në infrastrukturë dhe varfërinë e fëmijëve, pavarësisht shumicës së tij të ngushtë në Kongres.

Kandidimi i Trump

Ndryshe nga presidentët e tjerë të mundur, Donald Trump nuk është larguar në heshtje. Ai ka ende interesë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai pati një rol aktiv në zgjedhjen e  kandidatëve të cilët konkurruan në gara të profilit të lartë në të gjithë SHBA. Deri më tani rezultatet e tij kanë qenë të përziera.

Ai shënoi një fitore në Ohajo, ku autori i “Hillbilly Elegy” J.D. Vance fitoi një vend në Senat për ta mbajtur atë në duart e republikanëve. Por Oz humbi garën e tij për Senatin e Pensilvanisë dhe Doug Mastriano, një tjetër aleat i Trumpit, u mund me lehtësi në garën për guvernator të shtetit.

Aleatët e Trump gjithashtu po luftonin në garat për Senatin e Arizonës, Gjeorgjisë dhe Nevadës, ku fletëvotimet ende po numëroheshin. Ndërkohë, Guvernatori i Floridës, Ron De Santis, i cili mund të sfidonte Trump në vitin 2024, fitoi rizgjedhjen me gati 20 pikë përqindjeje.

Mohuesit e zgjedhjeve në zgjedhje?

Mesmandatet e vitit 2022 do të jenë zgjedhjet e para federale që nga sulmi i 6 janarit në Kapitolin e SHBA, kur mbështetësit e Trump u përpoqën të ndalonin certifikimin e fitores zgjedhore të Joe Biden.

Larg nga ndëshkimi nga trazirat, zoti Trump i ka vënë gjithmonë në dyshim rezultatet e atyre zgjedhjeve dhe ka mbështetur në mënyrë aktive kandidatët republikanë të cilët thonë se një fitore e Trumpit iu vodh.

Shumë prej këtyre kandidatëve, si kandidatët për sekretarin e shtetit Mark Finchem në Arizona dhe Jim Marchant në Nevada dhe kandidati për guvernator Doug Mastriano në Pensilvani, konkurruan për zyra ku do të kenë të paktën njëfarë kontrolli mbi sistemet zgjedhore të shtetit të tyre, duke shkuar në garën presidenciale të vitit 2024.

Nëse zgjidhen këta politikanë, mund të refuzojnë të certifikojnë rezultatet e zgjedhjeve të shtetit të tyre në një zgjedhje të ngushtë.

Ata gjithashtu mund të ngrenë padi kundër lokaliteteve bazuar në pretendimet për korrupsion elektoral, ose të miratojnë rregulla dhe rregullore të reja që kufizojnë disa metoda të votimit, si me postë ose përmes kutive të votimit./tvklan.al