Në emisionin “Kampionët e botës” në Tv Klan, moderatorja Marina Vjollca shtroi pyetjen se përse nuk ka sukses Meksika në Botërore.
Alban Bushi u shpreh se beson se kjo vjen, për shkak se lojtarët meksikanë nuk luajnë në kampionate europiane, por në kampionatin vendas.
“Është ekip që luan me pasion. Luajnë me shumë intensitet, janë shumë teknikë. Mendoj se u mungon fiziku kur përballen me ekipe të forta. Por nuk dorëzohen kollaj. Mendoj se problemi i tyre është që yjet që ka nuk i lë që të ikin në Europë, sepse ka kampionat tepër të fortë, ka para dhe dalin shumë pak jashtë. Kur përballen me botën dhe Europën, e ndjen atë diferencën e ritmit”, tha Bushi.
Edhe Kastriot Çaushi deklaroi se bashkohet me mendimin e Bushit.
“Jam dakord me Alban Bushin këtu, dha shpjegime të mira. Është një kampionat që mban yjet brenda vendit. Shumë pak meksikanë gjen në kampionate të Europës. Por kjo është një eksperiencë që të bën që të ecësh përpara”, u shpreh Çaushi.
Edhe Alban Xhihani deklaroi se ka një diferencë tepër të madhe mes skuadrave nga Amerika e Jugut me ato të Veriut.
“Është e çuditshme sesi skuadrat nga Amerika e Veriut asnjëherë nuk e kanë pasur nivelin apo suksesin e ekipeve të Amerikës së Jugut. Duket si toka, që njërit i mbijnë të mbjellat e tjetrit jo”, u shpreh Xhihani.
/tvklan.al












Botërori 2026 