PSG mundi Lionin me rezultatin 2-1 në finalen e Kupës së Francës dhe ngriti trofeun për herë të 15 në histori.

Parisienët e mbyllën me tripetlë titujsh sezonin, ndërsa kjo ishte sfida e fundit e Kylian Mbappe-së, që pavarësisht se luajti titullar nuk shënoi.

Skuadra e Luis Enrikes dominoi në pjesën e parë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22 të lojës nga Dembele. Ruis e çoi rezultatin në 2-0 pas 12 minutash.

Në të 55’, O’Brien shkurtoi disavantazhin por parisienët u mbrujtën mirë dhe në përfundim ngritën trofeun. Për PSG kjo është hera e pestë që fitojnë dopietë titujsh.

Pavarësisht se nuk shënoi në këtë finale, kontributi i Mbappe për PSG gjatë qëndrimit të tij ka qenë i madh.

Në 308 takime, ai ka shënuar 256 gola ndërsa ka fituar 6 Lig 1 e po aq ‘Këpucë të arta’. Gjithashtu e ka ngritur 4 herë Kupën e Francës dhe dy herë League Kap.

Ai e ka përmbushur premtimin që dha kur u transferua nga Monako se do të linte gjurmë të paharrueshme te PSG.

Përpara nisjes së takimit pati përplasje mes tifozërive. Gjatë përleshjeve, u dogj një autobus dhe u lënduan 8 policë.

Klan News