Manchester United po mendon që të shesë shtatë futbollistë në këtë merkato vere, për të grumbulluar më shumë të ardhura, që do t’i japin mundësi klubit të bëjë të tjera blerje.

Skuadra e Erik ten Hag ka shpenzuar deri më tani 88 milionë paund, ndërsa ka firmosur me Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro.

Por blerjet e mëdha mund të mos kenë përfunduar ende, ndërsa në media është raportuar se mund të mbërrijnë në “Old Trafford” futbollistë si Manuel Ugarte, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui, raporton “Daily Mial”.

“Djajtë e kuq” shitën te Marseja, Meison Grinvud për 26 milion euro, por sipas ESPN janë shtatë futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag.

Ish kapiteni Harry Maguire, Scott McTominay, Antony dhe Jadon Sancho mund të shiten nëse në klub vjen oferta e duhur.

Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka dhe Christian Eriksen kanë nga një vit të mbetur në kontratat e tyre, e janë lojtarë potencialë për t’u larguar.

Sanço ka rregulluar marrëdhëniet me trajnerin e tij Ten Hag dhe është grumbulluar për turin parasezonal në SHBA. Por sipas L’Equipe, lojtari është në bisedime me PSG për tu transferuar në Paris.

Pasi ka marrë besimin e drejtuesve, trajneri holandez ka nisur nga puna që ta forcojë edhe më tepër skuadrën, që do të luftojë për të rikthyer lavdinë në Premier League, e për trofe.

Klan News