Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar lidhur me publikimin e listës së targave të makinave.
Në një reagim në mediat sociale, DPSHTRR sqaron se ka nisur një hetim lidhur me publikimin e kësaj liste. Më tej shtohet se lista akseskohet nga shumë institucione.
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.
Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat”, është ky njoftimi i Drejtorisë së Transportit Rrugor./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
