“Hot Take: The Depp/Heard trial” do të transmetohet falas në platformën Tubi, më 30 Shtator

Gjyqi i famshëm i aktorit Johnny Depp dhe ish bashkëshortes së tij Amber Heard, është kthyer tashmë në një film vetëm katër muaj pas vendimit final.

Platforma Tubi ka publikuar trailerin e parë të filmit “Hot Take: The Depp/Heard Trial”, një film biografik i bazuar në gjyqin e diskutueshëm për shpifje,  mes Johnny Depp dhe Amber Heard , ku interpretojnë aktorët Mark Hapka dhe Megan Devis në rolet kryesore si Depp dhe Heard , ndërsa Melissa Marti luan avokaten e Depp, Kamila Vaskez , dhe aktorja  Meri Kerixh  do të luajë si këshilltaren e Heard , Elain Bredhoft.

Gjyqi gjashtë javorë i Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij Heard  e cila tërhoqi vëmendjen e mediave botërore,  u mbajt në Fairfax County të Virxhinias nga muaj Prill deri në Qershor të 2022 dhe u mbyll në favor të Depp I cili përfitoi  10 milionë Dollarë  dëmshpërblim për shpifjet e ish-partneres së tij.

Filmi “Hot Take: The Depp/Heard Trial”, me regji të Sara Lohman, do te transmetohet falas ne platformen Tubi, me 30 Shtator.

Klan News