Nuk janë paguar në 3 muajt e fundit, Drejtori: Nuk ka fonde të mjaftueshme

Për tre muaj nuk i kanë marrë pagat. Punonjësit e portit  të Shëngjinit dolën sërish në protestë duke kërkuar zgjidhje. Thonë se nëse kjo situatë vijon kështu do ta përshkallëzojnë protestën duke bllokuar hyrjen e portit.

“Kemi hyrë në muajin e tretë pa marrë rrogat dhe këto kanë një përgjigjie: Ku t’i marrim ça të bëjmë?

“Kemi marrë over-draft, 3 herë ka ardh mesazhi i bankës, kur do vini për shtyrjen e over draftit. Fëmijët tanë në shkollë të lartë. Kush do përgjgjet për ne?”

“Kam 7 veta në shtëpi, drita, ujë e të gjitha. Nuk e përballojmë dot jetesën.”

“S’kemi ça bëjmë tani, vetëm bllokojmë këtë portën këtu. Ta bllokojmë deri sa të japin rrugëzgjidhje.”

E pritën në korridor drejtorin e portit Sandër Marashi duke i kërkuar që të marrin pagesat. Ai u tha se rrogat do të kalojnë me këste për shkak se nuk ka fonde të mjaftueshme.

“Dje ka kaluar një pjesë, sot do e marrë një pjesë tjetër. Aq mundësi financiare ka për momentin.”

Kjo ishte hera e tretë brenda dy muajve që punonjësit e portit në Shëngjin protestojnë.

Klan News