Paga minimale rritet në 340 mijë Lekë
Indeksimi i pensioneve në masën 6 përqind që erdhi si pjesë e paketës së dytë të rezistencës sociale do të reflektohet në pagesën e muajit Tetor, pavarësisht se qeveria e miratoi vendimin vetëm këtë të mërkurë.
“Nga 1 Tetori pensionistët në total do të marrin përgjatë gjithë vitit 9,5 përqind shtesë pensioni”.
Po ashtu në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka miratuar dhe vendimin tjetër atë për rritjen e pagës minimale.
“Paga minimale do të jetë në nivelin e 34 mijë Lekë. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë nga vendimi që sot miratuam. Pra në total kemi rreth 900 mijë qytetarë që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagës minimale nga dy vendimet që sot u morën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave”.
Në total paketa e rezistencës sociale që qeveria prezantoi javën e shkuar do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 43.1 miliardë Lekë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 