Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme, vendimin që përcakton rregullat për përfitimin e statusit të naftëtarit, në bazë të ligjit të miratuar në shkurt të këtij viti.

Këtë status e përfitojnë rreth 5 mijë naftëtarë në të gjithë vendin.

Ligji për Statusin e Naftëtarit u njeh përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë për sa i takon të drejtës për të dalë në pension para kohe, naftëtarëve që janë të papunë, të cilëve u njihet përparësia në punësim si edhe një pagesë sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi.

Pensionistet e kësaj kategorie do të përfitojnë 1% deri në 40% shtesë në masën e pensionit që marrin aktualisht. /Tv Klan