Autoritetet thirrje qytetarëve të zbatojnë kërkesat

Lehtësimi i masave të lëvizjes ka bërë që një numër i madh i qytetarëve të dalin nëpër qytet. Madje vërehet se shumica e tyre nuk bartin dorëza e as maska për t’u mbrojtur nga virusi korona. Pos qytetarëve, vërehet numër i madh edhe i qarkullimit të veturave pas heqjes së Prishtinës nga karantina. Kjo ka shqetësuar drejtuesit e institucioneve të shëndetësisë në vend.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat sepse është një virus i cili mund të kthehet pas një jave, sepse ky fluks për momentin nuk është i logjikshëm dhe mund të na dëmtojë”.

Ndërsa ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sipas të cilit lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.

Në Kosovë janë mbi 850 raste të konfirmuara me koronavirus 400 prej të cilëve janë aktiv, të tjerët janë të shëruar ndërsa 26 të vdekur.

Tv Klan