“Sqarime në “Opinion” për Aktin Normativ për qiratë”

Pas qëndrimit të Partisë Demokratike reagoi Kryeministri Edi Rama që thotë se ndërkohë që ka publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qirave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qiradhënës të caktuar, pa dalë akti, PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!

Kryeministri thotë se Akti Normativ po bëhet gati dhe se meqë sot do të jetë i pranishëm në emisionin “Opinion” në Televizionin Klan do t’ju shpjegojë edhe qiramarrësve më hallexhinj, edhe qiradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon.

Tv Klan