Ditët e fundit ekranet janë mbushur me pamjet e dhunës në selinë e PD-së. Veç protestës së 8 Janarit, ditën e djeshme makina e Bashës u godit me vezë, ndërsa kreu demokrat hynte në një takim me forumin e grave.

“Stop” solli në vëmendje kë të mërkurë një video të vitit 2018, ku Rama i drejtohet Bashës në parlament, duke e paralajmëruar për atë që po ndodh sot.

“Guri, o Guri, hajde se do na rrahin. Hajde Guri se po na rrahin. Një gjë po them i dashur miku im Lulzim, ma dëgjo sot, këtu përpara të gjithëve. Unë e di si do shkojë kjo punë e mbaje mend, në fund këta do të të rrahin ty se do u ngordhë gomari dhe do i bien samarit dhe në fund fare do përfundojë kjo punë që ty do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe”, shprehej Rama në Shkurt të 4viteve më parë./tvklan.al