Shuhen zërat për krizë tek madrilenët

Dy ndeshje radhazi të fituara bindshëm, një në Champions dhe një në La Liga, dhe Real Madrid kalon atë që u konsiderua krizë deri në vënien në dyshim të postit të trajnerit Zinedine Zidane.

Los Blancos fituan një ndeshje të rëndësishme për tifozët dhe me peshë për renditjen. Në derbi me Atletico Madrid suksesi 2-0 qetëson të gjitha palët.

Real Madrid gjeti avantazhin në minutën e 15 me mesfushori Casemiro. Kroos dërgoi një top në zonë nga një goditje këndi dhe Casemiro kërceu mirë me kokë, duke e dërguar në rrjetë për 1-0.

Në të dytën, Real Madrid thelloi avantazhin. Një supergjuajtje nga Dani Carvajal që shfrytëzoi një top të kthyer nga Saul solli golin e dytë.

Para se të kalonte vijën fatale goditi shtyllën, u kthye dhe preku shpinën e portierit Oblak duke u ndalur më pas në rrjetë.

Ishte minuta e 63 dhe real mundi të administronte lojën duke mos i lënë mundësi rivalëve të qytetit të shënonin.

Tv Klan