Real Madrid dhe Atalanta përballen mes tyre në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Evropës.

Spanjollët vijnë në këtë takim si fitues të Ligës së Kampioneve, ndërsa italianët si fitues të Europa League.

Në këtë përballje do të bëjë debutimin me fanellën madrilene edhe Kylian Mbappe. Sulmuesi francez është zgjedhur si titullar nga trajneri Carlo Ancelotti.

Përballë do të jetë kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, që do të kërkojë të ndalë sulmet e Real Madrid.


FORMACIONET ZYRTARE:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrygo, Mbappe, Vinicius.

Atalanta: Musso, Kolasinac, Hlen, Gjimshiti, Ruggieri, Zappacosta, De Roon, Ederson, Pasalic, Lookman, De Ketelaere. /tvklan.al