30 sekonda kushtojnë 7 milionë Dollarë

Reklamat e Super Bowl do të jenë më të shtrenjtat e historisë së finales së futbollit amerikan. Transmetuesi kryesor i këtij evenimenti NBC do të paguhet 7 milionë dollarë për 30 sekonda.

Një shifër e majme, por që ende vlerësohet si e shpenzuar siç duhet, pasi do të jenë më shumë se 100 milionë shikues. Të interesuarit për të qenë të pranishëm në këtë aktivitet janë rreth 70 dhe përllogaritet që fitimi t’i afrohet 500 milionë dollarë.

Super Bowl i vitit të kaluar solli 434.5 millionë dollarë. Kjo shifër është më e lartë se finalet e NBA dhe e dyta pas Lojërave Olimpike. Super Bowl do të përballë Los Angeles Rams dhe Cincinnati Bengals më 13 shkurt në SoFi Stadium në Kaliforni. Asnjë prej tyre nuk e ka fituar më parë këtë trofe.

Tv Klan