Ekspertët: Shkak, turistët dhe tifozët e 25 Majit

Euro shënon rënien më të madhe brenda dy muajsh në vendin tonë që prej vitit 2007. Ekspertët shohin disa shkaqe për këtë lëvizje të ndjeshme në tregun e këmbimit valutor.

Ardian Civici: Është pjesë e një ekuilibri monetar midis masës monetare në Lekë dhe Euro. Kjo e dyta është shtuar shumë qoftë në tregun formal dhe qoftë në tregun informal dhe natyrisht reflektohet në atë që quhet dobësim i Euros dhe forcim i Lekut. Nga ana tjetër tani jemi dhe në një fazë të fillimit të sezonit turistik ku tradicionalisht gjatë 10-15 viteve të fundit është një periudhë 3-4 mujore ku Euro dobësohet dhe leku forcohet si pasojë e sasisë së madhe të Euros që hyn në tregjet monetare shqiptare.

Një tjetër faktor që pritet të ndikojë në rënien më tej të Euros është edhe ardhja e mijëra tifozëve në 25 Maj për finalen e Confernce League “Ne jemi një treg i vogël dhe turistët që do vijnë do jenë nga Eurozona dhe mendohet që do jenë disa miliona Euro që vijnë në një periudhë 3-4 ditore në Tiranë.

Duke pasur parasysh që jemi një treg i vogël monetar edhe ky do japë efektet e saj në vonimin e tendencës për të arritur në ekuilibrin Euro-Lek që jemi mësuar deri tani. Nga forcimi i Lekut dhe rënia e Euros përbën avantazh për importuesit, të cilët duhet ta reflektojnë në uljen e çmimeve në tregjet shqiptare.

“Në rastin konkret një Euro e dobësuar favorizon importuesit, por penalizon eksportuesit. Nga ana tjetër përmirëson situatën e borxhit publik dhe të llogarive kombëtare të shtetit, pasi atëherë dobësohet Euro ka një % të uljes edhe të borxhit publik dhe efekti më i rëndësishëm ka të bëjë me sistemin e kredisë, pasi kemi shumë individë apo biznese që kanë marrë kredi në Euro dhe ku aktivitetin kryesor e të ardhurat i kanë në Lek. Një forcim i Lekut dhe dobësimi Euros e bën më të lehtë blerjen e Eurove në treg dhe shlyerjen e kredisë”.

Në muajin Mars, Euro kapi vlera të larta në kursin e këmbimit valutor, duke nënvlerësuar Lekun. Ishte ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, që hodhi Euro në treg për të stabilizuar kursin.

Tv Klan