Fermerët thonë se ka pak prodhim, por çmimi është i kënaqshëm
Moti i ftohtë dhe ngricat në periudhën e lulëzimit dëmtuan qershitë në Dibër. Fermerët thonë se ka pak prodhim këtë vit. Edhe ai prodhim që mbeti po dëmtohet së fundmi si pasojë e reshjeve të vazhdueshme.
Nuk janë të kënaqur me prodhimin por çmimi sipas tyre është i leverdisshëm. Një vit më parë, fermerët e Dibrës e tregtuan këtë frut me një vlerë nën kosto ndërsa tani 1 kg qershi shitet deri me 300 lekë.
Për këtë kulturë nuk janë të interesuar vetëm tregu vendas. Prodhuesit thonë se ka edhe tregtarë kosovarë që marrin qershitë.
Dibra është një nga zonat ku prodhohet më së shumti qershi në vendin tonë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 