Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dëborës në disa zona, si në jug ashtu dhe në veri. Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.

Më tej u bëhet apel drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore./tvklan.al