Prodhohet energji në hidrocentralet e Fierzës, Vaut të Dejës dhe Komanit

Reshjet e ditëve të fundit duket se kanë nisur të japin efekte pozitive në Kaskadën e Drinit, një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i hidrocentralit të Fierzës është në 274 metra, ende larg nga kuota maksimale prej 296 metrash, ndërsa prurjet janë aktualisht në nivelin 400 metër kub për sekondë.

Ndërkohë në hidrocentralin e Komanit niveli është 174 metër, ndërsa prurjet 210 metër kub për sekondë. Nivel më të ulët ka hidrocentrali i Vaut të Dejës, me 75 metër, ku prurjet janë gjithashtu më të ulëta me 25 metër kub për sekondë.

Bazuar të dhënave të KESH, prodhimi ditor në tre HEC-et është 14.400 megavat për orë.

Kaskada e Drinit vjen nga një periudhë e vështirë për shkak të thatësirës së tejzgjatur të verës që lamë pas dukë bërë që niveli i saj të bjerë në nivelet më të ulëta. Furnizimi i konsumatorëve me energji është bërë kryesisht me blerje në tregun ndërkombëtar.

Klan News