Është djalë. Mediat: Lindja që më 13 Maj

Rihanna bëhet nënë për të parën herë. Ylli i muzikës Pop dhe R&B ka sjellë në jetë një djalë. Lindja ka ndodhur që më 13 Maj në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara, por 34-vjeçarja dhe partneri i saj, reperi Asap Roki nuk e kanë bërë ende publik lajmin.

Megjithatë, burimet pranë çiftit janë gjithnjë aktive dhe lajmin ia kanë dhënë fillimisht tabloidit të famshëm TMZ, pjesë e grupit mediatik Foks.

Burimet nuk kanë arritur ta marrin vesh emrin ende dhe ndoshta do të bëhet publik kur çifti të zyrtarizojë këtë lajm. Rihanna ka qenë tepër e rezervuar me përhapjen e informacioneve për shtatzëninë e saj. Ishte suplementi Page Six i Nju Jork Postit që zbuloi lajmin fund të Janarit.

Tv Klan