Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në komunën e Gracenit në rrethin e Elbasanit, janë investuar rreth 150 mijë dollarë për ndërtimin e dy shkollave. Prej shumë vitesh, shkollat në këtë zonë ishin lënë në mëshirë të fatit. Fondi i shpenzuar për këtu është dhurata e agjencisë holandeze për ndihmë dhe rehabilitim. Megjithatë, megjithëse projekti i ndërtimit të shkollave ishte tepër ambicioz, punimet e kryera këtu, lënë mjaft për të dëshiruar.

Edhe në rrethin e Beratit ka filluar rikonstruksioni i tre shkollave 8-vjeçare, nga fondacioni francez “Solidarite”. Për 20 vjet, askush nuk ka vënë dorë për rikonstruksionin e këtyre shkollave. Investimet e brendshme, që kapin shifra të konsiderueshme, janë akorduar edhe nga fondi i buxhetit të shtetit. Ndërsa një fond i veçantë pre 40 mijë lekësh të reja do të përdoret për rikonstruksionin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të konviktit Pedagogjik “Kristo Isaku”./tvklan.al