Veliaj: Pas mësimit do shërbejë si qendër komunitare

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Ndroq do të mësojnë në ambiente të reja. Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin total të godinës, për të cilën kryebashkiaku Veliaj theksoi se cilësia e punimeve është e të njëjtit standard me shkollat e qendrës.

“Jo vetëm shtohet shkolla, por po punohet me të njëjtën cilësi në Ndroq, ashtu siç punohet në qendër të Tiranës. …“270 nxënësit e shkollës 9-vjeçare, shkolla e vjetër e Ndroqit, në të cilën nuk është vënë dorë ndoshta që nga koha e gjyshërve të tyre. Jo vetëm po rikonstruktohet çatia, klasat ekzistuese, shkallët, sistemi i ngrohjes, nyjet hijeno-sanitare, banjot, dushet e reja, por edhe e kemi shtuar. Pra, shkolla shtohet me 1/3 e hapësirës së vet, që asnjë fëmijë, asnjë djalë ose vajzë e Ndroqit, të mos detyrohet të shkojë në Tiranë apo në shkolla të tjera”.

Për herë të parë shkolla do të ketë dhe parashkollorin dhe do të shërbejë edhe si një qendër komunitare pas përfundimit të mësimit.

“Sigurohemi që edhe për ata që janë në kopësht, ka një ofertë shtetërore, publike, cilësore në komunitetin e tyre, pa u detyruar që të marrin një dado ose që të shkojnë në kopshtin apo çerdhen më të afërt. ..Janë djemtë dhe vajzat e shkollës që do ta shijojnë paradite shkollën, janë vëllezërit dhe motrat e tyre më të rritur apo familjarët e tyre që do e shijojnë pasdite. Është mënyra më e mirë për ta trajtuar shkollën si një hapësirë komunitare”.

Krybashkiaku theksoi se do të vijohet të punohet në mënyrë intensive edhe në ditët e mbetura të verës për të bërë të mundur përfundimin e punimeve përpara fillimit të shkollës.

Tv Klan