Alban Ramosaj – Këngëtar

Këngëtari Alban Ramosaj është në qendër të lajmeve në rubrikën rozë pas zërave se është në një lidhje me modelen Niki Delijorgji, vajzën e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji.

I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku promovoi klipin e tij më të ri “T’kom dasht”, Ramosaj gjithashtu u pyet edhe për vajzën që i ka marrë zemrën.

“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar edhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe një shaka të brendshme e rrethit tonë është që na kanë shpallur si burrë dhe grua. Por kjo është komplet një shaka. Në koment ia kam shprehur se një nga komentuesit është edhe producenti im që e bëri publike këtë gjë dhe unë shkova me rrjedhën”, tha Ramosaj.

I pyetur nëse vërtetë i ka “rënë në kokë” për Nikin, këngëtari nisi të qeshë dhe preku një nga emoji-të me zemra që kishte mbi tavolinë duke konfirmuar lajmin.

“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”, tha Rudina Magjistari.

“Çdo njeri ka perceptimin e vet”, shtoi Ramosaj pa dhënë detaje për marrëdhënien me modelen./tvklan.al

Rolanda Balla – Drejtuese te Tier classes

Alesia Zyla – Drejtuese te Tier classes
Enxhi Valteri – Studente e Tier classes

Edit Pula – Artiste/Kuratore