U ndalua për shkak të racizmit pas protestave në SHBA

Filmi i famshëm “Bashkë me Erën” do të rikthehet në platformën e HBO MAX pas shumë debateve se përmbante racizëm. Ai u ndalua pas protestave në Shtete e Bashkuara dhe reagimeve globale kundër racizmit.

I xhiruar në fermat e Georgias gjithashtu edhe 8 çmime për regjinë, skenarin si dhe fotografinë më të mirë.

Ngjarjet zhvillohen në gjatë Luftës Civile dhe i përshkruan skllevërit me ngjyrë si një bandë e lumtur, e trajtuar mirë dhe që i adhuronte pronarët e tyre të bardhë.

HBO MAX së bashku me një ekip ekspertësh kanë diskutuar në një panel për këtë film lidhur me kontekstin në të cilin ai paraqitet. Filmi sipas tyre akuzohet si racist, pro-skllavërisë dhe promovues i stereotipeve për njerëzit me ngjyrë.

Sipas pedagoges Jaqueline Stewart ky film nuk është i vetmi që tregon praktikat raciste të Hollywood, por tregon edhe një kulturë popullore që flet drejtpërdrejt për pabarazitë racore që vazhdojnë sot në media dhe shoqëri.

Në vitin 1940 dhe aktorja Hattie McDaniel mori çmimin si aktorja më e mirë afro-amerikane në rol dytësor. Ky film i cili është i bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Margaret Mitchell, konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Klan Plus