Miley Cyrus dhe i dashuri i saj i ri, Cody Simpson prej disa javësh vazhdojnë me publikimin e fotove dhe videove provokuese në rrjetet e tyre sociale.

Por së fundmi, një eksperte e gjuhës së trupit ka pohuar se romanca e tyre është false dhe ata thjesht po përpiqen të tërheqin vëmendjen.

Blanca Clobb, në një intervistë për revistën “WHO” është shprehur se Simpson po shijon momentin, ndërsa Miley po tregon se nuk i interesojnë komentet dhe kritikat.

Miley mund të jetë duke e “përdorur” Simpson për të bërë xheloz bashkëshortin e saj, Liam Hemsorth.

Sipas një burimi, Miley dëshpërimisht është duke kërkuar vëmendjen e tij pëmes rrjeteve sociale. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën, por këtë herë nuk po funksionon.  Liam jo vetëm që nuk po reagon por ka nisur një lidhje të re./tvklan.al