Nëse nuk do të ishte ai që është, Cristiano Ronaldo tashmë do të ishte një mes të burgosurve për krimin e mosdeklarimit të të ardhurave. Agjencia e Taksave në Spanjë e konsideron se Cristiano Ronaldo ka kryer një mashtrim me taksat dhe për këtë krim, në rrethana normale, ai duhet të ishte në burg. Kreu i kësaj agjencie ka deklaruar përpara gjykatës se krimi i futbollistit të Real Madrid, është i një peshe të madhe. Taksapagues të tjerë që kanë fshehur të ardhura për një masë shumë më të vogël kanë përfunduar në burg.

“Sinqerisht, kemi persona të burgosur vetëm se nuk kanë deklaruar 125 mijë euro”,

është deklarata e Gomez Mourelo, përpara gjykatës.

Thuajse një vit më parë u zbulua se Cristiano Ronaldo kishte fshehur një pjesë të të ardhurave të tij nga e drejta e imazhit në Ishujt Britanikë Virgin nëpërmjet një sistemi kompanish  të cilat qarkullonin të njëjtat para.

Për të njëjtin krim të fshehjes së të ardhurave, ylli i Barcelonës Lionel Messi u dënua me 22 muaj, por evitoi burgimin pasi pagoi gjobën si dhe për faktin se dënimi ishte më pak se 2 vjet.

Tv Klan