Trashëgimia e Cristiano Ronaldos duket se po merr formë gjithnjë e më shumë te djali i tij i madh.

Cristiano Ronaldo Junior po bën hapa të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike, duke marrë një ftesë të veçantë nga kombëtarja e Portugalisë U-17.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë thirrje është mosha e tij. Vetëm 16 vjeç, Ronaldo Junior do të luajë me një grupmoshë një vit më të madhe se mosha e tij.

Deri më tani, ai ka regjistruar 13 paraqitje me përfaqësueset U-15 dhe U-16 të Portugalisë, ku ka arritur të shënojë pesë gola.

Tashmë, sfida e radhës është kualifikuesja për Kampionatin Europian U-17, që do të zhvillohet në shtator të vitit 2027.

Rruga e tij kujton atë të babait, Cristiano Ronaldos, i cili debutoi me Portugalinë U-17 rreth 25 vite më parë dhe vetëm dy vite më vonë veshi fanellën e kombëtares së parë.

Për Cristiano Junior, objektivi tashmë është të vazhdojë ngjitjen në nivelet më të larta të futbollit, me synimin për të kaluar fillimisht te përfaqësuesja U-20 dhe më pas të ëndërrojë fanellën e kombëtares A të Portugalisë.

Aktualisht pjesë e akademisë së Al Nassr, ku luan si sulmues krahu, 16-vjeçari po tërheq vëmendjen edhe me shifrat e tij: 62 gola dhe 14 asistime në 36 ndeshje me ekipet e moshave.

Vetëm në këtë sezon, ai ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës, një bilanc që flet qartë për potencialin e tij.

Klan News

/tvklan.al