Taulant Seferi është duke kaluar moment shumë pozitiv në ligën e parë turke.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonist në fitoren e Kaiserispor 6-0 kundër Muglaspor me një gol dhe një asist.

Vetëm 5 minuta iu deshën 29-vjeçarit që të asistonte për shokun e skuadrës me portën e boshatisur.

Seferi gjithashtu shënoi në fundin e ndeshjes një supergol.

E djathta e tij në limitet e zonës u ndal në trekëndëshin e portës. Për Seferin ky ishte goli i dhjetë sezonal që e mban atë në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme të golashënuesve në Turqi.

Kjo performancë e ndihmoi atë që të zgjidhet edhe në formacionin më të mirë të javës në Ligën e parë turke, si lojtari i dytë me notën më të lartë.

Në këtë ndeshje gjeti rrugën e rrjetës edhe sulmuesi i Kosovës Florent Hasani, teksa Kaiserispori mori një fitore të rëndësishme për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk

/tvklan.al