Futbollisti, Cristiano Ronaldo, është paraqitur para gjykatës spanjolle, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar nese portugezi u ka ikuar taksave në vlerë të afro 15 milionë eurove.

Lojtari i ekipit Real Madrid i është përgjiur pyetjeve të gjykatëses, Monica Gomez për rreth 90 minta.

Seanca ishte e mbyllur për publikun.

32 vjecari ka përdorur hyrje të vecantë për t’iu shmangur interesimit të madh të gazetarëve.

Në qershor, prokurori i shtetit e akuzuar Ronaldon për shmangie të tatimit nga viti 2011- 2014.

Sipas prokurorit portugezi i ka deponuar mjetet në kompani jashtë Spanjës.

Akuzat nuk përfshijnë pagesat që i janë bërë nga Real Madridi.

Ronaldo i mohon këto akuza./REL