7 mijë foshnje më pak në 4 vjet

Shqiptarët lindin gjithmonë e më pak. Edhe periudha Prill – Qershor ka shënuar rënie me 5,7 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë në 2018.

Po kjo tendencë vihet re prej disa vitesh. Rreth 7000 foshnje më pak u lindën brenda një përiudhe 4-vjeçare 2014 – 2018.  

Këto shifra lexohen me shqetësim nga sociologët që paralajmërojnë pasoja sociale dhe ekonomike nëse fenomeni do të vijojë të njohë rritje.

Sipas sociologëve, ulja e numrit të lindjeve është një prirje e vendeve të zhvilluara, por në Shqipëri janë të tjera rrethana që imponohen.

“Në Shqipëri ka një klimë pak të disfavorshme sociale, ndoshta dhe ekonomike, e cila i tremb njerëzit për të sjellë fëmijë në jetë”, thotë sociologu Gëzim Tushi.

Një çift i ri, të sapobërë prindër, e shprehin pasigurinë për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë.

“Për shumë arsye, mënyra e jetesës”.

Ndryshe mendojnë Pranvera dhe Pashku, që dëshirojnë një familje të madhe.

“E kemi ekonominë dhe kemi dëshirë të kemi sa më shumë kalamaj. Dy djem dhe dy vajza, katër”.

Cila do të ishte zgjidhja për të frenuar këtë tkurrje të popullsisë?

Situata pesimiste në tkurrjen e popullësisë vërehet më shumë në qarqet e Vlorës, Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës, pasi në periudhën Prill – Qershor 2019 numri i vdekjeve ishte më i lartë se ai i lindjeve.

Tv Klan