Ndërgjegjësimi për shpërdorimin ushqimor është tema delikate, së cilës i është kushtuar një ditë e vitit nga Kombet e Bashkuara. Për herë të parë, 29 Shtatori është dita e caktuar për këtë nga FAO, Organizata Botërore për Ushqim dhe Agrikulturë, për të sensibilizuar në nivel global mënyrat se si prodhohet, shpërndahet dhe konsumohet ushqimi.

Shpërdorimi i ushqimit është një problem mjaft shqetësues, jo vetëm në nivel ekonomik, por edhe në dëm të mjedisit. Ndërkohë, nëse nga njëra anë 1/3 ose 1.3 miliardë ton ushqim hidhet çdo vit në koshin e mbeturinave, nga ana tjetër, janë 820 milionë njerëz, fëmijë, burra e gra, që vuajnë nga uria dhe mosushqyerja.

Shpërdorimi ushqimor, sot në nivel global është përgjegjës për 4.4 miliardë ton gazra që çlirohen dhe ndotin atmosferën, por edhe një konsum prej 170 miliardë m3 ujë.

Pra, të gjithë ata që kanë fatin të hedhin ushqimin e pakonsumuar në koshin e plehrave, duhet të jenë më të kujdesshëm e të mendojnë të tregojnë më tepër respekt, në radhë të parë kundrejt xhepit të tyre, por edhe në nivel makro, të kenë kujdes për ajrin që të gjithë thithim.

Klan Plus