Lazio surprizohet nga Udinese

Milani nuk e vuajti mungesën e Zlatan Ibrahimoviç. Kuqezinjtë vazhdojnë rrugëtimin të qetë në krye të renditjes së Serie A. Ndaj Fitorentinës fituan 2-0, duke regjistruar fitoren e 7 në 9 ndeshje. Golat për skuadrën milaneze erdhën nga mbrojtësi Romagnoli dhe mesfushori Franck Kessie me 11 metërsh.

Kuqezinjtë kishin mundësi të shënonin të tretin, por Kessie nuk u tregua i saktë nga pika e penalltisë për herë të dytë. Në Romë,  Lazio surprizohet nga Udinese që fitoi 3-1. Pas tre golave të skuadrës Mike, Lazio e pati të vështirë që të reagonte.

Goli erdhi nga Immobile më 11 metërsh në mesin e pjesës së dytë, atëherë kur nuk kishte më mundësi për të ndryshuar fatin e ndeshjes, që shkoi në favor të Udinese.

Tv Klan