Të shndërron pamjen e fytyrës nga rinia në pleqëri. Të tregon si dukesh në faza të ndryshme të jetës ose si në gjininë e kundër. I tillë është aplikacioni “FaceApp” për celularë, që përmes filtrave të ndryshëm që përdorin inteligjencën artificiale modifikojnë fotografitë personale.

Ky aplikacion po thyen rekordet, duke u bërë më i shkarkuari i ditëve të fundit në Playstore dhe Appstore. Fotot e modifikuara me këtë aplikacion kanë pushtuar rrjetet sociale.

Por ekspertët britanikë japin alarmin se ky aplikacion përbën rrezikshmëri të lartë për të dhënat personale. “FaceApp” grabit fotografitë, videot dhe të tjera të dhëna personale të përdoruesve të Smartfonëve – thonë ekspertët për “Daily Mail”.

Ekspertët e sigurisë kibernetike hedhin dyshime se aplikacioni është zhvilluar nga një firmë ruse e prodhimit të programeve kompjuterike e quajtur “Wireless Lab” me qendër në Shën Pjetërburg. Vitet e fundit, hakerët rusë të lidhur edhe me Kremlinin po shndërrohen në shqetësim për sigurinë kibernetike globale.

Tv Klan