Operatorët turistikë: Akomodimet u shtuan me 40%

Prenotimet në hoteleritë e Durrësit janë shtuar, po ashtu edhe frekuentuesit ditor të plazheve.

15 ditëshi i dytë i Gushtit po shihet si shpresëdhënës nga operatorët turistikë, ku akomodimet janë shtuar me 40 përqind më shumë në raport me ditët që lamë pas.

Pavarësisht statistikave në rritje të numrit të pushuesve, operatorët turistikë thonë se nuk e kanë tejkaluar krizën dhe se mbeten ende me sfidën për mbijetesë. Shkak janë bërë humbjet që kanë pasur që prej fillimit të sezonit si pasojë e pandemisë.

Këtë sezon, operatorët turistikë në Durrës po punojnë kryesisht me turistë nga trevat shqipfolëse, vendas por edhe me turist çek, të cilët zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Tv Klan