Ekspertët: Shkak diabeti dhe hipertensioni

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave po rriten. Mjekët nefrolog thonë se 1 në 7 persona kanë  probleme me veshkat deri në humbje të funksionit të tyre. Diabeti dhe hipertensioni sipas tyre janë dy nga shkaktarët kryesorë që çojnë në dëmtim të veshkave.

“Natyrshëm janë diabeti dhe hipertensioni. 40% e të sëmurëve me diabet shkojnë në humbje të funksionit të veshkave, përtej faktit që këto shkojnë në dializë rritet 16 herë shansi që këto pacientë të kenë probleme serioze apo vdekje të zemrës”.

Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë mbi 1300 pacientë në hemodializë dhe 38 në dializë peritoneale.

“Në të sëmurët që kemi në hemodializë shkaku i shkuarjes në dializë 50% janë nga diabeti dhe 30% hipertensioni më pas janë shkaqet e tjera të lidhura me veshkën, veshkat e lindura, infeksionet, gurët në veshka, përdorimi i keq i medikamenteve që janë jo të rralla në popullatën tonë”.

Gjate Konferencës Kombëtare të Nefrologjisë, ekspertët e shëndetësisë i qëndruan idesë së për të mbajtur sa më të shëndetshme veshkat do të duhet të trajtohen me kujdes, sëmundjet që i prekin ato.

Tv Klan