Nafta do shitet 8 Lekë me shtrenjtë, benzina me 4 Lekë

Rritet me 8 Lekë çmimi i naftës në Shqipëri. Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të tregtohet me 214 Lekë, nga 206 që ishte më parë.

Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Në pikat e tregtimit të karburanteve një litër benzinë do u kushtojë qytetarëve 4 Lekë më shumë, duke u tregtuar me 195 lekë nga 191 që ishte më parë.

I vetmi çmim i pandryshuar mbetet ai i gazit, që prej ditësh është 71 Lekë/litër.

Sipas Bordit të Transparencës, vendimet për ndryshimin e çmimit të karburanteve në vend bazohen në lëvizjen e bursës Platts të Mesdheut, si dhe faturave të operatorëve.

Vendimi i bordit vjen në një kohë kur edhe në tregjet ndërkombëtarë, çmimi i arit të zi të papërpunuar ka arritur në nivelet më të ulëta që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

Kështu në bursën e Teksasit në datën 2 Dhjetor nafta arriti në çmimin 82 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës në 87.7 dollarë.

Tv Klan