Nafta shitet me 202 Lekë, benzina shkon në 175 Lekë
Çmimet e karburanteve në vendin tonë janë rritur sërish. Bordi i Transparencës, pas disa uljeve të njëpasnjëshme vendosi të rrisë sërish çmimin e naftës, benzinës dhe gazit.
Prej mbrëmjes së kësaj të mërkure, nafta në pikat e shitjes me pakicë tregtohet me 6 Lekë më shtrenjtë, duke shkuar në 202 Lekë për litër, nga 196 Lekë që ishte më parë.
Me tre lekë është rritur çmimi i benzinës, e cila shitet me 178 Lekë për litër nga 175 që ishte më parë.
Në vendimin e fundit, Bordi i Transparencës vendosi që edhe gazi të pësojë rritje, duke shkuar në 71 Lekë për litër.
Sipas Bordit, çmimet e reja të karburanteve në vendin tonë janë pasqyrim i ndryshimit të çmimeve në bursën Platts. Rritja e çmimeve në vendin tonë vjen në një kohë kur në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës së papërpunuar për kontratat e Janarit është ulur në nivelet historike.
Kështu në bursën e Teksasit këtë të mërkurë një fuqi shitej me 77 Dollarë, ndërsa në atë të Londrës me 82 Dollarë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 