Triumfon në revanshin për titullin botëror me Andy Ruiz

Anthony Joshua është kampioni i peshave të rënda në boks. Britaniku triumfoi në revanshin me amerikanin Andy Ruiz, një sfidë e fituar me pike pas vendimit unanim të gjytarëve.

Dueli i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Arabinë Saudite zgjati 12 raunde, ku të dy bokiserët u treguan të kujdesshëm. Anthony Joshua u bë kampion absolut vetëm 6 muaj, pasi u dorëzua përballë Andy Ruiz, në takimin e mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është edhe humbja e vetme në karrierë në ringun profesionist për Joshua, që ka nisur në vitin 2013 ku numëron 24 duele.

Tv Klan