#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Manjola Lloja Bushati: “Ose ne”, libri im i parë
Në këtë pjesë të emisionit do të jemi me një mikeshë dhe personazh shumë të dashur televiziv.
Të gjithë e mbajnë mend pasi ka qenë historikisht imazhi i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës
për Fëmijë në Shkodër, ku shumë prej nesh e kujtojnë dhe si prezantuesja e programeve për
fëmijë në RTSH.
Ajo është një grua nga Shkodra, ide dhe pasione në natyrën e saj. Bëhet fjalë për Manjola LLoja
Bushati, Sociologe në profesion plot dhe eksperte komunikimi, që gjithmonë e shohim duke
sjellë projekte të reja të saj, këtë herë në një profil tjetër.
“Ose ne”, titullohet libri i saj i parë, i shkruar në një mënyrë të veccantë duhet të themi, por për
të cilin do të na flasi vetë ajo sot në studio…
“J’adore Chopin”, konkursi i parë rinor pianistik ndërkombëtar në Tiranë
Në këtë pjesë të emisionit do të kalojmë tek një atmosferë tjetër, pasi do të kemi në fokus
muzikën e bukur klasike. Do të flasim pikërisht për Edicionin e parë të Konkursit Rinor
Ndërkombëtar Pianistik “J’adore Chopin”, i cili është zhvilluar nga data 1 mars deri me 6 mars,
ku mbi 150 të rinj të talentuar nga mosha 10 vjeç deri në 26 vjeç nga Shqipëria dhe vende të
ndryshme të botës si Gjeorgjia, Polonia, Italia, Mal i Zi, etj. morën pjesë duke shprehur
talentin e tyre në piano.
Konkursi u zhvillua me rastin e 215-vjetorit të lindjes së kompozitorit polak Frederik Shopen
dhe 30-vjetorit të Shoqatës “Frederik Shopen” në Shqipëri. Për të na zbuluar më shumë rreth
këtij evenimenti do të kemi në studio Maestron Zhani Ciko, ideatorin dhe drejtuesin e e këtij
konkursi, i cili do të na rrëfejë më shumë në studio.
‘Apokalipsi’ pret Virgjëreshën, çfarë paralajmëron Meri Shehu për “një nga javët më të forta”
Si çdo të hënë, jemi në pjesën e tretë më astrologen e njohur, Meri Shehu, pikërisht për të
mësuar mesazhet e yjeve për secilën shenjë për këtë javë…
Java 10-16 Mars, yjet për secilën shenjë:
Dashi 4
Demi 2
Binjakët 3
Gaforrja 4
Luani 2
Virgjeresha 5
Peshorja 2
Akrepi 5
Shigjetari 4
Bricjapi 2
Ujori 3
Peshqit 2